Yuri Kim me video-mesazh: Tre priorite amerikane për Shqipërinë

Mbrojtja, demokracia dhe ekonomia – këto janë tre prioritet e ambasadores se re amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila ika shpallur ato pak ditë pas ka marrë detyrën e gruas që do përfaqësojë Uashigtonin në Tiranë. Me atë në një video-postimi, Kim thotë se ndihet e nderuar për detyrën e re.

“Ndihem thellësisht e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri”, janë fjalët e para të saj.

Më pas, ajo shpall:

“Gjatë mandatit tim këtu unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete.

Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë.

Së dyti, do të vijojë të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”.

“Po pres me kënaqësi që të njoh Shqipërinë”, përfundon mesazhi i saj video.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu