Zaev: Aleanca për Shqiptarët nuk do ta marrë Ministrinë e Shëndetësisë

Aleanca për Shqiptarët nuk do ta marrë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak se propozimet për ministra tashmë janë dërguar në Kuvend. Kështu tha kryeministri Zoran Zaev në TV TELMA. Me këtë ai e konfirmoi se nuk heq dorë nga vendimi që ministër i ri i Shëndetësisë të jet Venko Filipçe.

Zaev shtoi se Ministria e Shëndetësisë në fillim i ka takuar kësaj partie për shkak të Arben Taravarit, por ai tashmë është bërë kryetar i Komunës së Gostivait.

“Askuj nuk i takon me prioritet Shëndetësia, por shkohet me kualitet, zgjedhja bëhet për person, jo për parti. Më vjen keq për Selën sepse ai ka qenë krah për krahë me mua në Kuvend, dhe për këtë arsye kaq shumë zgjatën këto bisedime, por nuk gjetëm zgjidhje të përbashkët. Shpresoj që edhe më tej do të ndërtojmë bashkëpunim dhe jo vetëm me Aleancën, por edhe me opozitën”, deklaroi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu