Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, së bashku me disa funksionarë të partisë së tij, për festën e Pashkëve ishte i pranishëm në kishën “Shën Dimitrij” në Strumicë, prej ku uroi të krishterët për Pashkët. Ai tha se janë të vendosur të përgjigjen për përgjegjësinë e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa Oliver Spasovski u shpreh se kanë zgjedhur rrugën e vërtet dhe se shumë shpejtë qytetarët e Maqedonisë do të kenë jetë të vërtetë. Këto porosi janë si kundëpërgjigje ndaj presidentit Ivanov, i cili ditë më parë akuzoi për tradhëti Zaevin dhe tha se do ta çoj në burg, nëse nuk formon Qeverinë./ina