Zaev dhe Borisov bëjnë histori

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me kryeministrin bullgar Bojko Borisov e shënuan festën e Ilindenit, me lule dhe përkulje para varrit të Goce Dellçevit, dhe kështu në mënyrë simbolike ata gjithashtu shënuan edhe nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Presim që secili të sendërtohet në proceset të cilat shkruajnë histori të re për Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryeminsitri Zoran Zaev duke  bërë thirrje për unitet.

Me ceremoninë e sotme në varrin e Goce Dellçevit përfundoi vizita dyditëshe e kryeminsitrit të Bullgarisë Borisov në Maqedoni, në kuadër të së cilës u nënshkrua Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu