Zaev dhe PSP-ja amnistojnë ministrat e BDI-së?

Mandatari Zoran Zaev dërgoi letër deri tek Prokuroria Speciale, nga e cila kërkon përgjigje se a është ndonjëri prej ministrave të propozuar nën hetim. Ai paralajmëroi se në kabinetin e tij nuk do të ketë vend për funksionarë që janë nën hetim. E kandidatët për ministra nga radhët e BDI-së nuk frikësohen nga vlerësimi i Prokurorisë Speciale. Ish ministri i bujqësisë, si dhe kryetar aktual i Komunës së Likovës, i quan “përralla me tupan” akuzat ndaj tij.

“Si i komentoni informacionet në publik se Sadulla Duraku si ministër i ardhshëm mund të jetë i inkriminuar?
Këto janë përralla me tupan.
Të kujt?
Të portaleve, të njerëzve që nuk e duan të mirën e vendit.
I garanton Sadulla Duraku opinionit se nuk është i inkriminuar?
Sadulla Durakun e njohin i gjithë opinionin, dhe e dinë se asnjëherë nuk ka qenë i korruptuar, nuk është i inkriminuar dhe ka punuar për të mirën e këtij vendi”, tha Sadulla Duraku, BDI.

E derisa Zaev pret Prokurorinë Speciale, ajo themelore i përvesh duart. Ajo tanimë po heton disa ish kryetar të komunave, e në mesin e tyre është edhe Ramiz Merko. Ai thotë se nuk bërë asgjë të jashtëligjshme.

“Jeni të sigurt para opinionit, garantoni që nuk jeni të inkriminuar në asnjë rast si ministër i ardhshëm?
Kërkoni në Prokurori”, u shpreh Ramiz, Merko, BDI.

E përgjigjen e Prokurorisë Speciale me padurim e pret Bujar Osmani. Emri i tij ceket në bisedën mes Gordana Jankullovskes dhe Nikolla Todorov.

“Tash fola me IVIS, ata ishin në vendngjarje, të hënën do të vijnë përsëri dhe do të më japin përgjigje definitive se a duhet të rrënohet apo mund të sanohet. Me shumë gjasa duhet të rrënohet, kurse unë aty kam paguar 400 mijë euro dhe kam ardhur në këtë situatë. Po mendoj, përsëri kur të them unë, po mendoj ministria, Bujari. Dhe ato janë 400 mijë euro të hedhura në bunar”.

Edhe Osmani sikur bashkëpartiakët e tij, thotë se është i pastër, kurse pastërtinë do t’ia konfirmojë edhe Prokuroria Speciale.

“E shihni vetën të pastër para opinionit ju si Bujar Osmani
Do të merrni përgjigjen sot nga Prokuroria Speciale, pikërisht nga zoti Zaev.
I garantoni opinionit për çdo gjë ?
Absolutisht”, tha Bujar Osmani, BDI.

Prokuroria Speciale informoi mandatarin, Zoran Zaev, se për asnjërin nga emrat të cilët ai i ka propozuar për ministra, nuk është hapur hetim dhe nuk është ngritur akuzë. Prej Speciales informojnë se për procedura para hetimore nuk mund të jepen informata./TV21/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu