Zaev: Do të mbajmë fushatë të sigurt dhe 100 për qind votim të sigurt më 15 korrik

Në kushte të pandemisë globale të koronavirusit do të mbajmë fushatë të sigurt dhe 100 për qind votim të sigurt më 15 korrik, publikoi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk.

Ai paralajmëron se fushata e tyre do të jetë pa mitingje dhe tubime më mëdha, ndërsa të gjitha ngjarjet e rrezikshme potenciale do të zëvendësohen me mënyra të reja alternative të fushatës.

I bëj thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare të ndalojë, siç thekson, me aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, me organizimin e takimeve në të cilat nuk respektohen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Të gjitha ngjarjet, potencoi Zaevi, do të zhvillohen me respektim të rreptë të protokolleve për organizim të ngjarjeve publike www.sdsm.org.mk.

“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare t’i pranojnë protokollet për mbrojtjen e shëndetit, ndërsa VMRO-DPMNE-ja urgjentisht të ndalojë me aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, me organizimin e takimeve ku nuk respektohen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Ruajeni shëndetin dhe më 15 korrik do të fitojmë dhe do ta tejkalojmë këtë krizë së bashku, të unifikuar dhe të bashkuar”, porosit Zaevi në publikimin në Fejsbuk. ar/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu