Zaev: Do të nënshkruajmë marrëveshje për kontroll të përbashkët të kufijve me Shqipërinë

Ne Tiranë do të nënshkruajmë marrëveshje për kontroll të përbashkët të kufijve me Shqipërinë, ndërsa më pas vijon Kosova, paralajmëroi Kryeministri Zoran Zaev, duke kujtuar se tashmë ka një “One stop shop” me Serbinë, ndërsa qëllimi është të ketë “No stop, just go“.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për “Euronews Albania”, thotë se sa më shumë ta avancojmë, aq më shumë Evropa do të na respektojë.

“Më e pakta që duhet të bëjmë është të bashkohemi në pjesën e performancës së përbashkët, çlirimin e kufijve për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, tregtisë me kapital, informacioneve. Ne vërtet kemi çka t’i ofrojmë Evropës, por edhe për të marrë prej saj. Për këtë shkak me Kryeministrin e Shqipërisë, me Presidentin e Serbisë, po i përpunojmë opsionet për atë që disa e quajnë “Mini Shengen”, ndërsa disa e quajnë bashkëpunim të rritur rajonal. Kjo është në përputhje me procesin e integrimit tonë në BE, sepse i gjithë rajoni është përforcuar ekonomikisht dhe kështu më lehtë do të integrohemi në BE,” tha Zaev në intervistën, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Duke theksuar se të gjitha vendet në rajon janë pjesë e CEFTA, ai gjithashtu, tha se jo vetëm që duhet ta avancojmë atë që e kemi arritur së bashku, por gjithashtu të shkojmë një hap më tej dhe t’i tregojmë Evropës që, së bashku me ndihmën e saj, ne mund të bëjmë edhe më shumë.

“Ne po humbasim vite, dekada dhe prandaj them se është e mundur të gjesh zgjidhje përmes dialogut për shumë çështje në rajon. Po, duhet ta respektojmë të kaluarën, por ajo duhet të jetë baza për të tashmen dhe të ardhmen”, thotë Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu