Paralajmërime dhe mesazhe për shkarkimin e disa funksionarëve të lartë shtetëror mbrëmë ka sinjalizuar lideri socialdemokrat Zoran Zaev në mbledhjen e Komitetit Qendror të LSDM-së. Siç mësohet nga burime partiake për INA, Zaev ka theksuar se funksionarët që nuk kanë dhënë rezultate apo nuk kanë kryer detyrat që kanë pasur si prioritet gjatë qeverisjes së shkurtër disamujore duhet vullnetarisht të braktisin postin.
Por do të ndodhë e kundërta, ashtu që me rikonstruimin e ri të Qeverisë, kryeministri Zaev disa prej funksionarëve përfshirë edhe ministra, zv/ministra dhe drejtorë do ti thotë lamtumirën, duke i kërkuar lëshimin e postit. Ndërsa shumica e funksionarëve do të obligohen që të arrijnë rezultate, të përmbushin detyrat që kanë përpara dhe të hartojnë raport tremujor për punët e realizuara. Por nga ana tjetër zyrtarisht në LSM nuk duan të flasin se cilët janë emrat që mund të ndryshohen me rikonstruimin e Qeverisë./ina