Zaev: Duam dialog, jo konflikt me Bullgarinë

Ne po krijojmë një dialog, jo një konflikt me Bullgarinë, qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit për përdorim të brendshëm dhe izolime të reja”, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për MIA në lidhje me hapat e mëtejshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen me vendin fqinj.

Kryeministri theksoi se komunikimi me Sofjen zyrtare vazhdon në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje dhe shtoi se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për proceset evropiane, as zgjedhjet në Bullgari të mos jenë pengesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Ai pret që Përfaqësuesi Special Vlado Buckovski, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva të vazhdojnë komunikimin për të gjetur një zgjidhje pas pushimeve të Vitit të Ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu