Zaev: Emrat e shkollave në Çair janë ndryshuar në mënyrë të paligjshme

Vendimi për të ndryshuar emrat e dy shkollave në Çair është zbatuar në mënyrë të paligjshme dhe duhet të korrigjohet, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, duke u bërë thirrje institucioneve që të respektojnë Ligjin.

“Një procedurë e paligjshme që Regjistri Qendror duhet të korrigjojë menjëherë, pasi nuk ka asnjë vendim nga Këshilli i Komunës së Çairit. Me procesverbalin e disa bordeve në shkolla, vendimi dhe materiali është dorëzuar jashtë rregulloreve ligjore. Unë u bëj thirrje institucioneve të ndjekin ligjin. Është e shkruar sesi mund të ndryshohet emri i shkollës. Nëse është vepruar sipas ligjit ajo është dëshira e shumicës së qytetarëve që kanë vendosur për atë problem. Nëse nuk kanë vepruar sipas Ligjit atëherë duhet të anulohen vendimet”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu