Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, tha sot pas procesit ‘Puç’ se po kalon afati i mandatit nga Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë dhe pret që Gruevski të deklarojë se nuk mund të formojë qeveri dhe se ai dhe LSDM të marrin mandatin për formimin e saj.
Sipas tij, këto janë ditët e fundit nga mandati i Gruevskit për formimin e qeverisë, e cila mbaron më 29 janar.
‘Unë besoj se pas 29 janarit mandati do të jetë në duart tona për shkak të gjitha argumenteve çka është e njohur edhe për të gjithë opinionin’, tha Zaev ndër të tjera para mediave.
Sa i përket çeshtjes së platformës shqiptare Zaev thekson se ditëve në vijim do të dalin me qëndrim rreth platformës dhe se partitë shqiptare e kanë publikuar platformën me qëllime konkrete, për mandatarin Gruevski që ta dëgjojë./albeu