Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev sonte ishte mysafir në emisionin e lajmeve qendrore në televizionin “Kanal 5” ku foli rreth krizës aktuale politike në vend dhe pengesave për formimin e qeverisë së re.
“Qëndrimi është i qartë, kjo është goditje mbi shtetin të ndalohet formimi i qeverisë, por duam në rrugë të qeta t’i lëvizim punët. Ekziston premtimi i partive shqiptare, i saktësuar në Deklaratë për të negociuar për formimin e qeverisë së re. Ajo ishte paraqitur para Gruevskit, ndërsa tani edhe para LSDM-së. Ne paraqitëm programin e qeverisë dhe tani nuk ka deklarata dhe programe politike. Si do të ishte nëse unë thoja që Gruevski është në një qeveri të Tiranës, nuk do të ishte e drejtë. Për këtë arsye e ftoj në duel Ivanovin t’i sqarojmë punët para popullit.”, deklaroi Zaev.