Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev duke bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri për të votuar Edi Ramën dhe maqedonasin që është i fundit në listën e Korçës të PS, Vasil Sterjovski.
Me anë të një videoje, Zaev thotë se Serjovski përfaqëson interesat e vërteta të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.
“Të dashur maqedonas, qytetar të Republikës së Shqipërisë. Republika e Shqipërisë do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 Prill dhe një nga kandidatët në listën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovksi, një maqedonas. Vasili ka qenë deputet në parlamentin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është një përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. I përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë vende mike që bashkërisht po ecin drejt integrimit europian. Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e bashkëpunimit, fqinjësisë dhe uniteti”, tha Zaev.
VIDEO:









