Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në intervisët për radio televizioni zviceran “SRF” tregon për dhunën dhe për atë që kanë përjetuar të enjten në Kuvend. Në pyetjen nëse edhe policia ka qenë e involvuar, Zaev thotë:
“Po, sigurisht. Policia dhe deputetët e VMRO-së i morën barierat metalike me të cilat dyertë e parlamentit janë të siguruara nga brenda. Në atë mënyrë ata që protestonin iu dha mundësia të hynë në Kuvend. Policia dhe njerëzit e VMRO-së ua tregonin rrugën që të mund të arrinin sa më shpejtë deri te ne. Pas dy orësh policia në mënyrë profesionale erdhi të na ndihmojë. Na çuan në një hapësirë të sigurtë ku na evakuuan. Por, deri në atë moment edhe këta polic nuk kanë pasur urdhër të intervenojnë”.
Zaev thonë se pjesa më e madhe e policisë ka dashur të punojë në mënyrë profesionale, por ata është dashur të ndëgjojnë urdhërat.
“Kur shefi i shërbimit të sigurisë jep urdhër të mos bëhet asgjë, policia patjetër ta dëgjojë atë urdhër. Kishte policë të cilët qanin që nuk mundeshin ta bëjn punën e tyre. Por e di se mundemi shumë shpejtë ta kthejmë profesionalizmin në të gjitha institucionet, e edhe në MPB”, thotë Zaev.
Në intervistë ai shton se BE mund ta kufizojë udhëtimin e personave të caktuar ose t’ua ngrijë llogaritë bankare në perendim. /FLAKA