Zaev: Kuvendi do ta miratoje marrëveshjen për emrin

Në dy ditët e ardhshme biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë pritet të jetë hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së çështjes së emrit.

Kryeministri, Zoran Zaev nuk zbuloi se cili është propozimi aktual në tavolinë për emrin dhe nëse vlen akoma marrëveshja paraprake për erga-omnes. Ai konfirmoi se në rast se gjen gjuhë të përbashkët me homologun grek, Cipras, do të bisedojë edhe për afatet e realizimit të marrëveshjes eventuale.

Zaev në këtë mënyrë vërtetoi se janë të sakta informatat që qarkullonin në media, se plani i realizimit do të përmbajë 11 pika, në mesin e të cilave ratifikim të marrëveshjes në Kuvend dhe anëtarësim në NATO në korrik, ndërsa referendum, në shtator ose tetor.

Është e ndershme të bisedohet përskaj aspektit juridiko-formal të marrëveshjes eventuale edhe për terminet e realizimit të saj. E dini se në Maqedoni të gjithë qëndrojmë pas referendumit, nëse ne qëndrojmë pas referendumit dhe Greqia ka për këtë mirëkuptim është e rendit logjikisht të vendosen hapat e realizimit të marrëveshjes eventuale.

Ratifikim para referendumit që të mund Greqia t’i dërgojë shkresë NATOs, të marrim ftesë për në NATO, qoftë edhe një muaj më parë. Gjithsesi ratifikimi i marrëveshjes është ratifikim i diçkaje pas së cilës qëndrojnë dy Qeveritë dhe me gjasë edhe shumica parlamentare. Shpresoj që të jetë shumicë e madhe parlamentare, bashkë me opozitën – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se afrohet perspektiva e zgjidhjes së emrit. Ai theksoi se negociatat janë të vështira por se zgjidhja është e domosdoshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu