Kryeministri Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski mendojnë ndryshe nga njëri–tjetri për ndjekjen e kandidatit për president të shumicës nga shërbime të afërta të opozitës.
Kryeministri Zaev thotë se Pendarovski është fotografuar për tu parë se çfarë automjeti vozit.
Megjithatë, kandidati për president, Stevo Pendarovski, deklaroi se dje pas dite e ka paraqitur rastin në polici, me qëllim që të zbardhet arsyeja e ndjekjes dhe fotografimit të tij.
Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski, deklaroi se e ka pranuar paraqitjen e Stevo Pendarovski dhe po punohet në zbardhjen e rastit.
Akuzave të Stevo Pendarovskit se po e ndjekin struktura të afërta me opozitën, iu përgjigj VMRO-DPMNE-ja. Zëdhënësi Naum Stoillkovski kërkoi përgjigje nga MPB nëse Pendarovski ndiqet dhe nëse qytetarët e vendit janë të sigurt.
Ditë më parë kandidati për Presidenti i koalicionit Qeveritar, Stevo Pendarovski, deklaroi se po ndiqet dhe filmohet nga struktura të cilat janë të afërta me opozitën.
VIDEO:










