Zaev: Mos e frikësoni popullin, për 4 ditë vjen jeta e re

Në një tubim të mbajtur nga LSDM-ja para qytetarëve të Kumanovës, lideri i kësaj partie, Zoran Zaev, ka thënë se kjo parti është ndryshe nga partitë e tjera të cilat garojnë mes tyre.

Ai i ka bërë thirrje partive të tjera politike që të mos e frikësojnë popullin, pasi sipas tij për qytetarët e Maqedonisë po vjen një jetë e re, madje duke u premtuar planet e qeverisë së tij.

“Premtoj këtu para Kumanovës pagë mesatare prej 30.000 denarë, rimbursimin e TVSH prej 15%, premtoj punëtorët krenar me të drejtat e punës, me sindikatat e forta, pensionistët dinjitozë të cilët askush më nuk do të gënjejë.

Unë premtoj mbështetje për personat me aftësi të kufizuar, nënat e vetme. Premtoj mbështetje për rastet sociale dhe të shtypurit. Unë premtoj mbështetje për kthimin e parave qytetarëve.

U flas të pavendosurve, atyre që heshtin por kanë dëgjuar, kanë parë, kanë kuptuar, dhe kuptuan të gjithë në Maqedoni.

Flas admnistratës publike e cila pagën e merr nga shteti, Gruevski nuk e jep atë pagë nga paratë e nënës së tij Nada, kjo pagë është nga taksat që i paguajnë qytetarët.

Ata që presin subvencione, ndihmë sociale, që kanë një dyqan dhe tremben nga gjoba, tremben nga inspekcione, atyre dua tu bëj thirrje. Ata nuk janë vetëm administratë publike, ose marrësit e ndihmës sociale apo të subvencioneve, ose biznismenë.

Ata po ashtu janë fëmijë të këtij shteti, dhe ata janë prindër, vëllezër, motra, kanë obligimin siç kemi ne, për të luftuar për vendin tonë, për vendin e tyre, për Maqedoninë tonë të përbashkët.

Përpiqemi të kemi zgjedhje demokratike, të ndershme, të rregullta dhe kredibile.E dinë se po humbin, mund të provojnë me kërcënime, shantazh ose për të dhënë ryshfet votuesve. Nuk kam luftuar këto dy vite për kot, populli ynë meriton zgjedhje të lira. Duhet të mundet ta shpreh vullnetin e lirë.

Çdokush që kërcënohet, që bën shantazh, që jep ryshfet për shkak të marrjes së votave, do të mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin, 3-5 vite burg.

Prandaj, u bëj thirrje publikisht, të mos u shkojë ndërmend për të kërcënyer popullin, për të bërë shantazh, sepse, siç thotë Gjorgje Ivanov, pas 11-it, po vjen 12-ti, dhe më 12 dhjetor Gruevski nuk do të jetë më kryemnistër. Zaev do të bëhet kryeministër!”, ka thënë ai para banorëve të Kuamnovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu