Zaev: Në qeveri i dua të gjithë, edhe Lëvizjen BESA

I ftuar në emisionin Clik Plus në tv21, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se në qeverinë e ardhshme dëshiron që t’i shohë të gjitha partitë shqiptare.

“Unë i dua të gjitha pjesë të qeverisë së re reformuese. Dua që BDI të jetë pjesë e qeverisë,. dua që edhe BESA të jetë, poashtu dua që edhe Aleanca për Shqiptjarët të jetë pjesë e qeverisë së re reformuese”, ka thënë Zaev.

Zaev ka thënë se është i gatshëm për t’ja zgjatur dorën Ivanovit nëse kjo është për të mirën e MAqedonisë. “Unë jam i gatshëm për të falur,” ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin debativ ClikPlus në tv 21. Ai pret që javën e ardhshme, presidenti Gjorge Ivanov t’ia ndajë mandatin, sepse siç tha ai ka marrë informacione se vendimi i shumicës parlamentare ka mbëritur tek ai dhe nga e hëna ose e marta do të fillojë të rrjedhë afati prej 10 ditësh, gjatë të cilave presidenti ivanov është i obliguar që të japë mandatin, ka thënë Zaev. “Nëse është e nevojshme, kam për t’ia zgjatur dorën Ivanovit, për të mirën e Maqedonisë”, ka thënë lideri i LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu