Sot e kërkojmë mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj konceptit që na çon në rrugën e drejtë dhe atë mu nga mjedisi multietnik siç është Gostivari, theksoi kryetari i LSDM-së dhe i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij në tribunën në Gostivar, duke folur për bashkëjetesën në vend.
“Ne jemi vend multietnik prej çdoherë dhe askush nuk guxon të na ndajë. Nuk do të lejojmë sërish ta përçajnë popullin. Me konceptin një shoqëri i hapëm të gjitha çështjet e paragjykimeve, ndërsa sot flasim për marrëdhënie ndërnjerëzore, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe këtë duhet të vazhdojmë ta bëjmë. Të mos u lejojmë njerëzve të cilët janë hipokritë dhe shtrijnë dorën vetëm nëse bëhet fjalë për pushtet, sërish të fusin përçarje. Prandaj më 12 prill së bashku të konfirmojmë se vazhdojmë rrugës së drejtë. Gjithçka tjetër është eksperiment i cili do të na kthejë prapa, jo me vite por me dekada”, tha Zaev në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë” në Gostivar.
Ai i kritikoi oponentët politik nga VMRO-DPMNE se flasin për shtete të pastra, shërbehen me gënjeshtra dhe dyftyrësi dhe se, siç tha, nuk treguan shtetformësi në momente të rëndësishme./TVShenja










