Kryeministri Zoran Zaev ka hidhëruar krahun e Bilall Kasamit, pasi në një postim në rrjetet sociale ka njohur Afrim Gashin si lider të Lëvizjes BESA.
Ai ka shkruar se ka takuar liderin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin dhe partneritetin e ardhshëm.
Por nga ana tjetër, kjo është pritur me iritim nga ana e njerëzve të Kasamit, të cilët siç bëhet e ditur do të kërkojnë kujdes nga ana e kryeministrit në përdorimin e emërtimit të partisë, pasi që sipas tyre ata janë pronarët legjitim të kësaj partie, duke fituar përmes organeve gjyqësore.










