Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” ka folur rreth shumë çështjeve në vend.
Zaev tha se qëndrimet e VMRO-DPMNE-së rreth formimit të qeverisë së re nga LSDM janë për të shpëtuar kryesinë e saj,sipas tij kriminele.
I pyetur se kush lufton për Maqedoni të bashkuar iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” apo LSDM-ja, Zaev tha se nuk mund të luftoni për Maqedoni të përbashkët dhe të bëni thirrje për Maqedoni të pastër. Sipas tij, kjo thirrje nuk është për një Maqedoni e cila do të jetë e gjithë qytetarëve.
Ai ju bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë me mençuri dhe t’i largojnë të gjitha paragjykimet. /albeu