Zaev: Nuk përzihemi në problemet e opozitës

Ngjarjet në opozitë janë punë të tyre brenda partiake, tha kryeministri Zoran Zaev në Stobi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si i komenton ngjarjet në partinë më të madhe opozitare pas asaj që ndodhi të premten, gjegjësisht pas miratimit të iniciativës për ndryshime kushtetuese.

I pyetur për koment për fjalimin e djeshëm të Mickoskit, kryeministri tha se nuk e ka dëgjuar.

Në pyetjen se a është formimi i komisionit për pajtim në njëfarë mënyre përzierje direkte dhe indirekte e pushtetit në vendimet, ai u përgjigj, absolutisht jo.

“Disa herë përmenda madje edhe kur bëra thirrje për pajtim në unitet kombëtar në Parlament, potencova dhe do të potencoj, nuk kemi qëllim të përzihemi në organet gjyqësore. Në përgjithësi, Kuvendi ka qëllimin e tij, ndërsa kjo mundësi nën petkun e unitetit për NATO dhe BE është me të vërtetë mundësi e shkëlqyer”, shtoi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu