Zaev: Nuk do të harxhoj 20 ditë për të formuar qeverinë e re

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev gjatë një deklarate është shprehur se Maqedonisë i nevojitet proces që shpie vendin përpara.

“Si mandatar nuk do të harxhoj 20 ditë për të formuar qeverinë e re. Do të bëj çmos që në rast se e marr mandatin ti shkurtoj të gjitha këto afate që të kursejmë kohë për shkak se pritjet e të gjithëve janë që në shtet të zhvillohet një garë reale demokratike”, tha Zaev.

Duke u përgjigjur rreth pyetjes për akuzat që rrëndojnë mbi te, tha shkurt se gjithçka që ka punuar në jetë e ka bërë në pajtim me ligjin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu