Kryeministri i vendit Zoran Zaev sonte në TV Sitel u shpreh se ora policore nuk jep rezultat, mirëpo nëse ka nevojë ajo të do të vendoset tha më tej ai.
“Ora policore nuk jep rezultat, por nëse ka nevojë, do ta vendosim. Është supozim se nëse sillet karantina, ajo mund t’i ulë pak numrat e të infektuarve me Kovid-19, vetëm për periudhën derisa të zgjasë, mirëpo posa të hiqet përsëri do të rriten. Prandaj duhet të jemi me të vërtetë të kujdesshëm”, tha sonte kryeministri Zoran Zaev.