Një nga prioritetet e Qeverisë së re do të jetë reforma në gjyqësor, zotohet kreu i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për Radio Evropa e Lirë për këtë Zaev konsideron se gjyqësorit i nevojitet shpërbërje me qëllim që përsëri të rimëkëmbet.
Menjëherë do të duhet t’i hapim proceset rreth pavarësisë së gjyqësorit. Ne dëshmuam se në Maqedoni nuk ka shtet të së drejtës. Gjithçka është në lidhje me ekzekutivin, ose trupit ekzekutiv të pushtetit ekzekutiv dhe të fuqishmëve politik. Premtuam dhe të pastër e kemi situatën me këtë çështje: shpërbërje të gjyqësorit dhe rizgjedhje të të njëjtit ku politikanët do t’i largojnë duart dhe ndikimet e tyre dhe të vendosen në mënyrë profesionale në përputhje me praktikën më të mirë evropiane, siç është bërë në shumë vende, të cilat sot janë afër BE-së, ose veçmë janë anëtare të Bashkimit Evropian – deklaroi kreu i LSDM-së Zoran Zaev.
Zaevi theksoi se gjyqësori i jopartizuar do të thotë edhe aktvendime të drejta për të gjithë ata që kanë vjedhur para nga qytetarët dhe shteti, duke shtuar gjithashtu se për njerëz të tillë nuk do të ketë amnisti.
Amnisti në Maqedoni nuk të ketë për askënd, për arsye të thjeshtë se atë askush nuk mund ta garantojë – gjithçka dihet”. Nuk ka më sekrete në Maqedoni. Nëse do të bëhej fjalë për amnisti dhe marrëveshje e negociata të fshehta, do t’i harronim edhe krizat politike, do të ndryshohej pushteti dhe do të ishte më ndryshe, por nuk do të kishte drejtësi dhe shtet të së drejtës – tha Zaev.
Zaev më tej thotë se pushteti i ri nuk do të pushojë nga puna pjesëtar të sektorit publik kurse rol në këtë do të luaj vetëm profesionalizmi i tyre.
Nuk do të largojmë njerëz nga puna. Me atë që e kemi si kapacitet financiar, do të mundohemi t’i menaxhojmë punët, por absolutisht do të udhëhiqemi nga profesionalizmi. Vendin e punës mund ta humbë dikush, vetëm nëse nuk e kryen punën profesionalisht, dhe nuk më intereson se cilës parti i takon – theksoi Zaev.
Kandidati potencial për kryeministër përsëriti se është i gatshëm të bisedojë me Greqinë rreth çështjes së emrit, duke theksuar se të gjitha vendimet do të miratohen me konsultime dhe marrëveshje me opozitën kurse në fund me referendum.
Alsat-M