Zaev pë presidentin shqiptar: Kur të jenë të gatshëm qytetarët

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk ka asgjë kundër që kryetari i shtetit të jetë shqiptarë. Zaev tha se do të donte “t’i mbërrinte këto ditë”, por që sipas tij për këtë duhet fillimisht të sigurohet mbështetja e nacionaliteteve tjera në vend.

Do të pres momentin kur qytetarët, maqedonas, shqiptarë, serbë, vllehë e turq, të jenë gati të zgjedhin dikë që nuk është maqedonas. Ky është vendi ynë i përbashkët, të gjithë ne kemi lindur këtu, baballarët dhe gjyshërit tanë kanë lindur, dhe këtu do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët”, tha Zaev duke komentuar pretendimet e kreut të BDI -së Ali Ahmeti se në të ardhmen të zgjidhet një shqiptari si president i shtetit.

Zaev theksoi se presidenti i shtetit e zgjedhin qytetarët përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

“Unë doja ta përjetojë atë moment, të jem gjallë dhe i shëndetshëm, unë dhe të gjithë ne. Kjo do të thotë afirmim i personalitetit, i një qytetari mbi të gjitha, dhe si një qytetar, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike, të kalojë nag qytetarët me së paku 50 përqind e maqedonasve, 50 përqind e shqiptarëve, 50 përqind e serbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë ata që jetojnë në vendin tonë do ta votonin atë për president”, tha mes tjerash Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu