Zaev për N1: E ardhmja e rajonit në BE

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar rajoni ynë nuk është më bombë me sahat, por se është një ‘Ballkan evropian ku ndërtohen ura të miqësisë, ku zgjidhjet arrihen përmes dialogut dhe bisedimeve’.

Duke folur për televizionin N1 të Beogradit, Zaev tha se është I bindur se edhe ato zgjidhje që ende nuk janë gjetur kanë për t’u gjetur dhe në këtë rrafsh ka vlerësuar se ideja për bashkimin e Kosovës dhe Shiqpërisë nuk është e mirë dhe nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve.

Kryeministri Zoran Zaev ka folur në superlativ për raportet midis maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq i pyetur për bashkimin e Kosovës Me Shqipërinë, një ide kjo e hedhur së fundmi, ka thënë se ajo nuk është e mirë, se ‘e ardhmja e fuzionimit të Shqipërisë me Kosovën nuk është ajo e ardhmja që e dëshirojnë as qytetarët e Kosovës e as të Shqipërisë, por as qytetarët në gjithë rajonin’:

Për shkak se ardhmëria jonë është në Bashkimin Evropian, në Evropën që nuk ka kufij, në Evropën ku njerëzit punojnë, bashkëpunojnë dhe komunikojnë mes veti dhe unë jam i bindur se këto ide janë ide të individëve, janë pakicë dhe nuk kanë për të pasur të ardhme, për shkak se besoj se avancimi i bashkëpunimit në rajonin tonë, një pjesë prej nesh e quan këtë ‘mini-shengen’, dikush e quan thellim të bashkëpunimit rajonal – nën ombrellën e Evropës zhvillojmë Procesin e Berlinit, ofron mundësi për bashkëpunim të shkëlqyer rajonal,’ – ka deklaruar kryeministri Zaev për televizionin e pavarur serb N1 duke u angazhuar që Serbia e Kosova të merren vesh përmes dialogut e miqësisë.

Sa i përket përmirësimit të raporteve mes shteteve në rajon, ai ka rikujtuar se ka marrëdhënie të mira me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç dhe në këtë rrafsh pret që t’ju bashkangjitet edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti si kryeministër i ardhshëm i Kosovës për të promovuar të gjitha rrugët e bashkëpunimit mes maqedonasve, shqiptarëve e serbëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu