Shteti ekziston për qytetarët, që t’u ndihmojë më lehtë t’i kapërcejnë pasojat e kësaj krize dhe kjo është arsyeja pse ne po përgatisim një set të tretë të masave ekonomike, të destinuara për rimëkëmbjen e ekonomisë, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Përfundimisht me ditën e djeshme, edhe pse ishte fundjavë, ishin 3.747 kompani që aplikuan për masat ekonomike, që është një numër i madh gjatë një fundjave dhe e shfrytëzojë rastin të apeloj tek kompanitë që të vazhdojnë të aplikojnë, sepse ato janë para të tyre, që të mund t’i ruajnë vendet e punës, ta japin rrogën e muajit prill, kemi sjellë një fleksibilitet shtesë të masave vetëm që të ruhen vendet e punës”, tha ish-kryeministri në emisionin e mëngjesit “Utrinski brifing”.
Në këtë krizë, ne po luftojmë për ruajtjen e vendeve të punës, theksoi Zaev, duke shtuar se numri i personave që i kanë humbur vendet e punës gjatë krizës është nën 7.000.










