Në kuadër të fushatës parazgjedhore LSDM ka mbajtur sonte një takim me qytetarët e Kumanovës, para të cilëve u drejtuan ministrja aktuale e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, si dhe kandidati për deputetë nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri.
Zaev tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rënien e këtij pushteti.
Ai i bëri thirrje publikisht liderit të VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, për debat publik, dhe tha se nëse ai nuk pranon deri në ditën e zgjedhjeve, do të dëshmohet se Gruevski është qyqarë.
Ai tha se përveç Gruevskit, edhe Ahmeti frikësohet nga bashkimi i qytetarëve pa dallime etnike nëpër tubimet e LSDM-së.
Zaev u betua se të gjitha rastet e montuara, si, “Monstra”, rasti i Kumanovës dhe të gjitha rastet e tjera, do t’i zbardhë deri në fund, që të mos mbetet asnjë dyshim mbi të bëmat kriminale të këtij pushteti.










