VMRO-DPMNE e di se nëse shkon në zgjedhje të reja do të humbas pasi që askush nuk mund ta toleroje një sjellje të tillë. Ky është komenti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ndaj qëndrimit të VMRO-DPMNE-së e vërtetuar edhe pas takimit të djeshëm me euro komisarin Johanes Han, se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza janë ose zgjedhje të reja ose qeveri e pakicës, transmeton Express.
“Nëse shkojmë në zgjedhje, ata do të humbasin, ndërsa ne do të kemi edhe disa deputet më shumë. Pas kësaj Gjorgje Ivanov mund që të vendos që përsëri të mos e jap mandatin. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të fitoje 62 deputet, me cilën parti shqiptare do të bëjë koalicion”, pyeti Zaevi duke shtuar se VMRO-DPMNE e di mirë se qytetarët maqedonas dhe bashkësia ndërkombëtare presin hapa konkret.
I pyetur nëse diçka ka ndryshuar pas vizitës së djeshme të Han dhe të tre euro deputetëve, lideri i LSDM-së theksoi se kanë ndryshuar shumë gjëra.