Nga marshi i forumit të gruasë së LSDM-së për nder të “8-Marsit”, kreu i kësaj partie Zoran Zaev edhe njëherë ka dërguar mesazhe për transfer të pushtetit në rrugë paqësore.
“Edhe njëherë të dërgojmë porosin me këmbë të mbarë, me të mira, të bëjmë ndryshimin e pushtetit. Nga këtu, nga kjo foltore, me këtë pamje të bukur, oponentëve tanë politik t’ju dërgojmë 20 deri më 30 mijë bukuritë, që të shohin pse është bukur që të ndryshohet pushteti. Këtë bukuri do ta shëndërrojmë në fotografi dhe do e dërgojmë deri te Nikolla Gruevski dhe Gjorgje Ivanov, me të mirë na shkojnë punët”, tha Zaev.,
Ai në fjalimin e tij marshin e grave e karakterizojë si një kontribut i grave në luftën për ta rrëzuar, siç tha ai, regjimin.
Zaev përshëndeti nënat, gratë. motrat maqedonase, shqiptare, serbe, boshnjake duke thënë se të bashkuar sollëm jetën dhe të bashkuar do të ketë jetë për të gjithë në Maqedoni. Zaev grave në zonar rurale ju premtoi se jeta e tyre do të ndryshojë dhe do të sigurojë punësim për këto gra që jetojnë në këto zona. (INA)