Zaev: Me siguri ka qenë gabim dërgimi i letrës nga Ivanov për mua si kryetar i komunës së Strumicës

Ndoshta është një gabim që presidenti, Gjorge Ivanov më ka ftuar mua si kryetar i komunës së Strumicës për të marrë pjesë në ceremoninë e festimit të Ilindenit, ka thënë kryeministri Zoran Zaev, kur u pyet për të komentuar mbi ftesën e presidentit të shtetit.

“Unë nuk jam një kohë të gjatë kryetari i komunës së Strumicës dhe unë mendoj se është bërë ndonjë gabim. – ka thënë Zaev.

Ai nuk ka dashur që të komentojë edhe më tej mbi këtë çështje, për shkak se siç ka thënë, kjo do të ndikojë në kohabitimin me këtë institucion shtetëror.

Presidenti Gjorge Ivanov ka dërguar një ftesë deri tek Zoran Zaev, kryetari i komunës së Strumicës ku e fton për të marrë pjesë në festimet që do të organizohen me rastin e Ilindenit.

Ushtruesi i detyrës kryetar i komunës së Strumicës, Kostadin kostadinov, sot, e ka informuar Ivanovin që Zoran Zaev që nga 2016 nuk është kryetar i komunës, por pas marrjes së mandatit nga Ivanov është kryeministër i republikës së Maqedonisë.

Nga ana e kabinetit të kryetarit të shtetit pastaj i është dërguar një falje deri tek kryeministri./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu