Zaev takon Ramën: Maqedonia e Shqipëria të bashkëpunojnë në rrugën Euroatlantike

Kryeministri Zoran Zaev sonte në kabinetin e tij ka pritur kryeministrin shqiptarë Edi Rama i cili qëndron në Shkup në kuadër të Samitit të 100 të Europës Juglindore, sic informojnë nga kabineti qeveritarë Rama i ka uruar Zaevit për zgjedhjet fer dhe demokratike, transmeton Zhurnal.mk

“Rezultati nga zgjedhjet është në agjendën e demokracisë si dhe përkrahja e politikave reformuese për të gjithë, ato janë fitore për një koncept shoqërorë, do bëjmë gjithcka që duhet që të sigurojmë besimin e qytetarëve dhe të bëjmë jetë kualitative”, ka thënë Zaev.

Dy kryeministrat Rama dhe Zaev konstatuan se Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të mirëfilltë politik dhe cështje jo të hapura dhe se duhet të bashkëpunojnë në sferat integruese ekonomike.

“Qeveria do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet fqinjësore me miqtë e rajonit për hapjen e rrugës drejt Natos dhe BE”, ka thënë Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu