Zaev u shkruan letra kryeministrave të shteteve të BE-së, ja porosia

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u ka dërguar letër kryeministrave të BE-së, në të cilën kërkon që të përkrahet Maqedonia dhe të marrë datë për fillimin e bisedimeve. Në letrën, Zaev thotë se një vendim të tillë, Maqedonia një kohë të gjatë e ka merituar, e mbi gjitha tani, pas arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, për zgjidhjen e kontestit 25-vjeçar për çështjen e emrit.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Që të sigurohet realizimi i Marrëveshjes dhe përfitimet potenciale për të dyja vendet, për rajonin e Evropës Juglindore dhe për Evropën në tërësi, është shumë e rëndësishëm që përkrahjen politike vendet anëtare të BE-së ta konfirmojnë me hapa konkrete, vizionin strategjik për të ardhmen evropiane të vendit tim dhe të tërë rajonit”

Zaev në letrën ka shtuar se përkrahja e dhënë, do t’i ishte një mirënjohje për proceset reformuese që janë evidente dhe do të jetë motiv shtesë për thellimin e procesit reformues.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Përpos kësaj, vendimi i tillë do të ketë impakt shtesë në krijimin e klimës pozitive për përfundim të suksesshëm të secilit hap të parashikuar në Marrëveshjen, në mënyrë që të zbatohet kompromisi për zgjidhjen e kontestit afat gjatë dhe kompleks”

Kryeministri Zaev, thekson se me padurim është duke pritur vendimin e Këshillit të Evropës që Maqedonia të nis bisedimet për anëtarësim në BE. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu