Zaev: VMRO-ja dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbeten bashkë në opozitë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se ideja e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër shqiptar është populiste dhe e parealizueshme. Zaev tha se është koha që Bashkimi Demokratik për Integrim të shkojë në opozita dhe të reformohet. Kjo kërkesë e Bashkimit Demokratik për Integrim është e papranueshme edhe për VMRO-në. Për partinë e Mickoskit nuk ka dilema se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm.

Kjo që promovohet sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim është vetëm koncept nacional populist, asgjë tjetër. Besoj se nga kjo gjë do të humbë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. VMRO-DPMNE-ja dhe Bashkimi Demokratik për Integrim mbeten bashkë në opozitë dhe ata si Bashkimi Demokratik për Integrim ndihmojnë me këtë narrativ që të kalojnë në opozitë. Vërtetë, pas 17 vitesh pozitë, është e shëndetshme për shtetin që Bashkimi Demokratik për Integrim të kalojë në opozitë por është e shëndetshme edhe për to sepse në opozitë partitë përmirësohen, reformohen, etj. Le të mundohet pak Bashkimi Demokratik për Integrim të fitojë vota maqedonase, boshnjake, turke dhe nga bashkësitë tjera, ose VMRO-DPMNE-ja të përpiqet të fitojë vota shqiptare dhe nga bashkësitë më të vogla etnike…”-pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ne do të fitojmë në këto zgjedhje. Do të fitojmë në mënyrë të dukshme që të mos ketë dilema se kush do të jetë kryeministër. Ne kemi kandidat për mandatar dhe Hristijan Mickoski do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit. Sa i takon kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim shkurt dhe thjeshtë, ajo është e papranueshme për ne. Vlerësojmë se bëhet për qëllimet propaganduese dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet nga VMRO-DPMNE-ja”-tha Aleksandër Nikollovski, VMRO-DPMNE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu