Zaev zyrtarisht filloi sot mandatin e dytë si kryeministër

Kryeministri i ri Zoran Zaev edhe zyrtarisht e ka marr postin. Herët në mëngjes ai në Qeveri është takuar me kryeministrin e deritanishëm teknik Oliver Spasovski.

Ai ka falënderuar Spasovskin dhe anëtarët tjerë të qeverisë teknike për punën e suksesshme në këto nëntë muaj të kaluar.

Zaev ka thënë se ata me guxim dhe me sukses janë ballafaquar me krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi. Sipas tij në kushte të tilla, në mënyrë të suksesshme janë organizuar zgjedhje fer dhe demokratike. Oliver Spasovski rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu