Lideri i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev nuk ka koronavirus pasi që testi i ka dalur negativ, bën të ditur portali Lokalno, duke u thirrur në burimet e tij.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka njoftuar se tash për tash nuk ka simptome dhe se tashmë e ka bërët testin për Kovid-19, rezultatet e të cilit do t’i marrë gjatë ditës. Ai ka deklaruar se gjatë intervistës me gazetarin e infektuar ka respektuar të gjitha masat mbrojtëse, si që është ikje e kontaktit dhe mbajtje e distancës.
“Gjatë intervistës i kam ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse, si që janë ikje e kontaktit dhe mbajtja e distancës, sipas protokollit. Prej sot jam në vetëizolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptome dhe sot jam testuar për prezencën e virusit dhe rezultatet i presim gjatë ditës”, tha Zaev. Testi negativ i ka dalur edhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të cilët ditë më parë janë intervistuar nga gazetari i Kanal5, i cili ka rezultuar se është me koronavirus, pas testit të bërë. Koronavirusi i mbylli në karantinë dy liderët e partive më të mëdha në vend, Zoran Zaevin dhe Hristijan Mickoskin. (INA)










