Ministrja për punë të jashtme e Bullgarisë, në një deklaratë për NOVA TV-në bullgare, ka thënë se bllokimi i Maqedonisë për të filluar negociatat nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet në Bullgari, dhe nëse arrihet marrëveshje, ata do të lejonin hapjen e negociatave edhe pesë ditë para zgjedhjeve.
Ajo theksoi se çështja kryesore në kontest është lidhur me zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila ishte nënshkruar në gusht të 2017tës.“Manipulimi më i madh që vjen nga Shkupi është se u’a shkurtuam të drejtën e vetvendosjes. Ne nuk u’a shkurtojmë këtë gjë popullit tonë bullgar e ku më qytetarëve të shteteve të tjera.
Kemi interes që RMV të fillojë negociatat, por nuk mund të anashkalojmë mbrojtjen e interesave nacionale. Kemi shumë pika me mos përmbushjen e marrëveshjes”, shtoi ajo dhe bëri thirrje që të ulen emocionet dhe mos të flitet përmes mediave.









