Zbardhet e plotë biseda mes gjyqtarit kryesor Jonatan Moss dhe anësorit Edi Smart në “Anfield Road”, gjatë konsultës së arbitrave për akordimin e penalltisë së parë për Tottenhamin në minutën e 85-të.
Skuadra londineze fituan dy penallti të kontestuara të dielën, e para në minutën e 85-të, kur Kejn u duk se u nis në pozicion të parregullt, por arbitrat patën dyshime nëse Lovren e preku topin apo jo.
Mos e akordoi fillimisht penalltinë, por pas protestave të lojtarëve të Liverpulit, ai shkoi të konsultohej me anësorin. Të dy nuk ishin aspak të sigurt për vendimin që morën, por ritransmetimi i pamjeve u dha të drejtë.
Asistenti Smart-Mossit: “Gjithçka dua të di, është nëse Lovren e preku topin apo jo? Nëse nuk e ka prekur topin është pozicion jashtë loje. Duhet të jetë pozicion jashtë loje nëse Lovren nuk e ka prekur topin”. Kristian Eriksen: “Ai e preku topin”.
Emre Can: “Nuk e preku”.
Smart: “Nuk jam i sigurt nëse e preku apo jo topin. Kjo është pyetja që po bëj”. Zyrtarët largojnë lojtarët.
Mos: “Fol përsëri me mua”. Smart: “Dua ta sqaroj nëse Lovren e preku topin apo jo. Nëse e bëri, është një veprim i paramenduar dhe është penallti. Nëse nuk e bëri, atëherë është pozicion jashtë loje”.
Moss: “Nuk ia kam idenë nëse Lovreni e preku topin apo jo. Martin, pe gjë ti?”. Dy arbitrat konsultohen me arbitrin e katërt Martin Atkinson
Moss-Smartit: “Po e jap penallti shokë”.
Kane gaboi nga pika e bardhë, por në minutën e 95- të Tottenham fituan një tjetër penallti që, këtë herë, do të vuloste barazimin 2-2 me protestave të Liverpoolit. /albeu.com/










