Zbardhet dëshmia e plotë e burrit që hodhi gruan nga kati i katërt: Ja si e vrava

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ferdinand Rukon, i cili ia mori jetën gruas duke e hedhur nga dritarja e tualetit në Fier, disa ditë më parë.
Sipas burimeve bëhet e ditur se Ruko nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjyq në lidhje me ngjarjen, teksa eshte pare ne gjendje te renduar emocionale ne sallë.

Televizioni Klan ka zbardhur dëshminë e tij përpara hetuesve. Ai është shprehur i penduar për veprimin që kishte kryer, për faktin se tashmë dy fëmijët e tyre do të mbeteshin jetimë. Ai ka rrëfyer me detaje në polici atë çka ndodhi në apartamentin e tyre. Ferdinand Ruko: Shkova në shtëpi dhe Liljana nuk më pranoi. Nisëm grindeshim, i futa duart në fyt dhe e shtrëngova fort.

I thashë: Mbylle gojën se kjo gojë e shkatërroi shtëpinë dhe familjen. Më goditi në fytyrë dhe më tha: Kriminel, gjakpirës. Më pas Ruko iu ka rrëfyer hetuesve si kishte hedhur gruan nga dritarja e tualetit të shtëpisë.

Ferdinand Ruko: I vendosa duart e Liljanës poshtë sqetullave dhe e tërhoqa drejt tualetit. E ngtria me shpinë dhe e vendosa në parmaku i dritares. Liljana reagonte duke tentuar që të mbahej në anët e dritares, por unë shtyva atë duke e hedhur përjashta.

Jam i penduar, pasi tani kam dy fëmijë jetimë. Më pas Ruko, ka pohuar se pasi kishte kryer krimin kishte njoftuar policinë, si dhe kishte telefonuar të vëllain duke i thënë se çfarë kishte bërë./Albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu