Zbardhet kërkesa befasuese e Kreshnik Spahiut për Ramën dhe Albin Kurtin

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillime te fundit. Ai kërkon që kryeministri Rama dhe Albin Kurti të mos na ndajnë në garat Olimpike.

Sipas tij Shqipëria dhe Kosova duhet me çdo kusht të kenë një përfaqësim në sport, art, kulturë.

POSTIMI I PLOTË:

“Shqipëria me këtë nivel skandaloz s’merr dot medalje ari as në Lojra Ballkanike, e jo më Olimpike.

Shqipëria dhe Kosova duhet me çdo kusht të kenë një përfaqësim në sport, art, kulturë…..

Asnjë komb në botë s’ndahet në përfaqësim dy pjesë.

Dy “patriotët” Rama-Kurti nëse nuk bashkojnë dot bajraqet politike, të paktën mos na ndajnë në garat Olimpike.

Kuqezi duhet kombëtarja e çdo sporti

Kuqezi duhet liga e futbollit

Kuqezi duhet festivali i këngës

Kuqezi duhet çdo gjë ku lojtar, këngëtar, shkrimtar …… rrjedh në gjak shqiptar”, ka shkruar Spahiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu