Zbret nga makina ta ndihmojë plakën, ngatërron më keq punën (VIDEO)

Plaka po kalonte rrugën nënpër vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

Derisa plaka e mekur kalon, një burrë ndalon makinën në anën tjetër të rrugës, që të dalë e ta ndihmojë atë, transmeton Klan Kosova.

Por më mirë mos të kishte dalë fare! Burri pasi që del nga makina, niset drejt plakës, por pa vërejtur se nuk e ka frenuar makinën.

Prej këtu gjithçka ngatërrohet, sipas një video të publikuar në Blic.rs, ku burri mezi ndalon makinën që të mos kalojë mbi plakën e vjetër.

Kjo e fundit përplaset për tokë, derisa më tej duhet të ndërhyjnë edhe qytetarë të tjerë.

Në gjithë këtë pshtjelli, plaka e përplasur për toke ngrihet në këmbë dhe kalon rrugën, kurse burri që “e ndihmoi” atë duket se nxjerr telefoninë për të thirr shërbimet emergjente.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu