Zbulohen 22 pjestarë të organizatës FETO në ushtrinë turke

Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër arresti për 22 ushtarakë aktivë dhe ish ushtarakë me dyshimet sa kanë qenë të lidhur me Organizatën Terroriste FETO, grupi që orkestroi tentimin e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit Publik në kryeqytetin Ankara, urdhër arresti është lëshuar për disa pjesëtarë të Forcave Ajrore Turke, përfshirë gjashtë ish pilotë.

Të dyshuarit akuzohen për komunikim me anëtarët e FETO-s, thuhet në deklaratë.

Deri më tani 8 nga të dyshuarit janë arrestuar në operacionet e ndërmarra në 14 provinca, përfshirë dhe kryeqytetin.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu