Zbulohet arsyeja pse fotot e Bin Ladenit të vrarë nuk u publikuan kurrë

Një anëtar i skuadrës elite të ushtrisë amerikane ‘Navy Seal’ ka rrëfyer përmes librit të tij aksionin e famshëm në të cilin u vra lideri i Al-Kaedës, Osama bin Laden.

Sipas librit ‘Operatori’, Robert O’Neill ishte një ndër ushtarët që goditi personalisht me plumb liderin terrorist, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Abottabad të Pakistanit.

Sipas tij, arsyeja pse Shtëpia e Bardhë nuk bëri asnjëherë publike fotografitë nga ky operacion ishte sepse fytyra dhe trupi i Osama bin Ladenit kishin pësuar shumë dëmtime.

Kështu, Obama mendonte se fotografitë e Bin Ladenit me fytyrë të dëmtuar nga plumbat do të nxisnin urrejtje në botën myslimane.

Vet O’Neill thotë se pasi e kishin vrarë, marinsat amerikanë kishin shtënë edhe më tutje në Bin Ladenin, për tu siguruar që nuk do të shpëtonte kësaj radhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu