Zbulohet arsyeja pse Vjosa Osmani ka refuzuar postin e kryetarit të parlamentit

Vjosa Osmani ka refuzuar pak më parë postin e kryetares së parlamentit edhe pse ajo më herët ishte shprehur se do të pranonte çdo pozicion që do ti vendoste partia.

Burime të Top Channel, pjesë e zhvillimeve të kryesisë në LDK tregojnë se Osmani nuk ka refuzuar të jetë kryeparlamentare pasi dëshiron të jetë ministre, por Osmani ka refuzuar ta marre këtë pozitë pasi partia i ka mohuar të drejtën që si nënkryetare e partisë të propozojë një emër për ministër, e drejt kjo që i ka takuar çdo nënkryetari të LDK-së.

Ende nuk ka ndonjë vendim nëse Osmani do të pranojë nesër të propozohet për kryeparlamentare apo në shenjë proteste do të heq dorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu