Gazetari Klodian Tomorri ka thënë se është kontaktuar nga ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli për paratë që kishte premtuar pas tërmeti. Gazetari thotë se Pacolli i ka thë në se e ka gati donacionin, por po vonohet procesi i zbatimit.
Pacolli atij i ka thënë ka gati donacionin qe ka premtuar per termetin ne Shqiperi, por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike.
“Zoti Pacolli me ka kontaktuar dje, pas nje shkrimi per donacionet duke me nisur te gjithe korrenspodencen dhe takimet e zhvilluara me qeverine shqiptare per kete ceshtje, ku ka shprehur shqetesimin per vonesat dhe ka kerkuar pershpejtimin e procedurave. Por qeveria ende nuk ka gati projektin hapsinor te kontraktuar ne Itali qe do t’i hapte rruge nisjes se ndertimit te banesave”, ka shkruar Tomorri në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Saktesim per donacionet
“Behgjet Pacolli, ish ministri i jashtem i Kosoves thote se ai e ka gati donacionin qe ka premtuar per termetin ne Shqiperi, por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike.
Zoti Pacolli me ka kontaktuar dje, pas nje shkrimi per donacionet duke me nisur te gjithe korrenspodencen dhe takimet e zhvilluara me qeverine shqiptare per kete ceshtje, ku ka shprehur shqetesimin per vonesat dhe ka kerkuar pershpejtimin e procedurave. Por qeveria ende nuk ka gati projektin hapsinor te kontraktuar ne Itali qe do t’i hapte rruge nisjes se ndertimit te banesave.”
Sipas tij, sapo qeveria t’i hape driten jeshile projektit ai do te nise menjehere ndertimin e banesave qe ka premtuar.
“Nderkohe grupe te tjera biznesesh qe kne premtuar donacione thone se i oane permbushur ato jashte programit te qeverise. Dmth i kane dhene ne menyre individuale jashte thesarit. Por qeveria ka deklaruar se nuk do te njohe asnje dhurim jashte programit te saj.”
Ndërsa, Valon Lluka kryetari i Bordit drejtues të hotelit të Behgjet Pacollit Swiss Diamond Hotel, ka thënë për Gazetën Metro, se projekti është prezantuar te organet e Shqipërisë, ndërsa po presin për kryerjen e procedurave.
“Siç jeni informuar me herët, projektin e kemi prezentuar dhe kemi dërguar kërkesën në Qeverinë Shqipetare që të na mundësojnë me procedurë të shpejte fillimin e punëve. Me Kryeminsitin Rama jemi dakorduar që projektin ta realizojmë në Thumanë, por akoma jemi në pritje të përfundimit të masterplan dhe studimeve të nevojshme që duhet të bëhen dhe të cilat ka marrë përsipër Qeveria Shqipetare edhe pse ne kemi qenë të gatshëm që ti financojmë edhe ato”, ka thënë Lluka për Metron.
Ndërsa, shtoi se ka thënë se presin nga Kryeministrit Rama të procedohen sa më shpejtë dhe të nisin ndërtimin e pallavateve të prezantuara nga Pacolli.
“Kemi dërguar disa shkresa tek Kryeministri Rama, dhe herën e fundit na është thëne që brenda javes që vie do të dorëzohen të gjitha dhe pastaj mund të procedojmë me procedurat për fillimin e ndërtimit e pallateve të prezentuara nga z. Pacolli dhe ndërtimi I të cilave sigurisht që do ta tejkalojnë vlerën prej 1 milion Eur.”, përfundoi ai.










