Zbulohet grabitja e madhe ruse në Ukrainë

Këtë vit, Rusia korri grurë me vlerë rreth një miliard dollarë në fushat e Ukrainës, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës NASA.

Rreth 5.8 milionë tonë grurë janë korrur në fusha në zona “jo nën kontrollin e Ukrainës”, njoftoi NASA Harvest, një program i agjencisë për sigurinë ushqimore dhe bujqësi, dhe raportuar nga agjencia gjermane dpa.

NASA Harvest, në bashkëpunim me disa institucione partnere, përdori të dhënat satelitore dhe modelimin për kërkime.

Në total, 26.6 milion ton grurë u korrën në territorin ukrainas këtë vit, që është dukshëm më shumë se parashikimet e vitit të kaluar, vlerësojnë shkencëtarët e përfshirë në projektin kërkimor.

Ndërsa kjo është më e ulët nga korrja rekord e vitit të kaluar prej 33 milion ton, sasia është ende afër mesatares pesëvjeçare prej 27.9 milion ton.

Ukraina nuk kishte akses në 22 për qind të drithit në pjesën lindore të vendit për shkak të pushtimit rus.

Në total, 88 për qind e të korrave dimërore të vitit të kaluar u korrën në zona që nuk janë nën kontrollin e Ukrainës, sipas NASA-s. Drithërat e pavjelura gjenden kryesisht në fushat pranë vijës së frontit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu