Zbulohet letra e të atit që vari veten dhe fëmijët: Si i gjeti gjyshi tre viktimat në banesë (VIDEO)

Pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotshëm në qytetin e Korçës, ku një baba ka varur dy djemtë e tij të moshës 4 dhe 6 vjeçe dhe më pas edhe veten, ka folur për “News 24” motra e viktimës.

Lindita Golka shprehet se vëllai i saj jetonte vetëm me fëmijët dhe se bashkëshortja ishte larguar prej dy muajsh. Ata ishin emigrantë në Greqi dhe shumë pak kohë kishin që ishin kthyer.

“Trupat e pajetë i ka gjetur babai. Babai në mëngjes gjeti një letër te dera që shkruhej, gjituni lartë. Ai ka shkuar për t’u hedhur ushqim pulave të Naumit kur ka lexuar letrën në derë”, – tregon Lindita, motra e autorit, Naum Toshit, i cili tashmë ka ndërruar jetë.

Më pas babai është ngjitur në katin e dytë të banesës dhe ka parë tmerr me sy, teksa ka parë tre trupat e pajetë.

Fqinjët janë shprehur se kanë dëgjuar ulërimat dhe të qarat e fëmijëve, por nuk kanë ndërhyrë për të parë se çfarë po ndodhte.
Mësohet se bashkëshortët kishin disa vite që jetonin në emigrim, në Greqi dhe kishin vetëm pak kohë që ishin kthyer.

Sipas “News 24”, një ditë më parë e ëma kishte vizituar në banesë bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje makabre. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu