Zbulohet lidhja e dashurisë së Kidës me djalin që jeton në Dubai

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Kida, është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, ku ajo është përfolur për një lidhje dashurie me futbollistin, Valon Berisha.

Mirëpo, ky i ftuar në “Prive” i hodhi poshtë të gjitha, duke u shprehur se e do shumë këngëtaren si vajzë dhe si artistë, por janë vetëm miq.

Ndërkohë, së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie.

Partneri, i cili është bashkëmoshatar me të, nuk është figurë publike dhe jeton në Dubai.
Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Kjo ka bërë që kurioziteti i fansave të jetë shumë i madh.

Sa i përket muzikës, dy ditë më parë, Kida lancoi bashkëpunimin e ri me Dafina Zeqirin, me titull “Luje Belin”./Tpz


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu