Zbulohet se kush ia ka dërguar dronin Kiara Titos në “BBV2” me shprehjen që e përloti

Në edicionin e parë të Big Brother Vip 1 vitin e kaluar vëmendje të madhe kanë marrë dronët e shumtë mbi shtëpi që vinin nga të afërmit e banorëve për t’i surprizuar ata. Edhe këtë edicion të dytë duket se këto surpriza nuk do të mungojnë, pasi vetëm pak më parë droni i parë për këtë sezon ka qenë një surprizë për Kiarën.

Një video e postuar nga stilisti Niko Komani duket se ka qenë ai dërguesi i kësaj surprize për bukuroshen, ku në të shkruhet ”Kiara më mungon o jet”.

Ditën e sotme për herë të parë Luizi i ka treguar Kiarës rreth sëmundjes së tij të rrallë nga e cila vuan prej disa kohësh. Përveç kësaj ka treguar gjithashtu se ka vetëm 11 klinika në botë për kurimin e saj dhe një prej tyre, ku Luizi është interesuar është e zënë deri në gusht. Ndërkohë që ajo që ka marrë gjithashtu vëmendjen është edhe reagimi i Kiarës, e cila është shprehur se nëse do të ishin bashkë nuk do ta kishte lënë kurrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu